Kalifornia është përfshirë nga një zjarr masiv që është përhapur në mijëra hektarë tokë dhe pyje, teksa miliona amerikanë po përjetojnë vapën përvëluese me temperatura rekord. Vala e të nxehtit ka rritur rrezikun e zjarreve. Sukuajat gjigante në Parkun Kombëtar Yosemite po kërcënohet nga flakët që po përhapen me shpejtësi. Dhjetë prona privare janë shkatërruar dhe pesë të tjera kanë mbetur të dëmtuara në epiqendrën e zjarreve, në Mariposa. Mbi 6.000 njerëz u evakuuan deri të shtunën në mbrëmje, pasi Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri i cilësoi flakët totalisht jashtë kontrollit.