Top Channel/ Zjarret, Kosova mbyll kufirin me Maqedoninë e Veriut, flakët pranë fshatrave
15/08/2025 19:47

Kosova mbylli pasditen e të premtes pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, në Glloboçicë, për shkak të përhapjes së zjarreve. Vendimi u mor nga Ministria e Brendshme e Kosovës, pasi Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar në Kosovë, njoftoi se nga pala maqedonase zjarret janë afruar pranë rrugës së fshatit Jazhincë, në kufi. Vendet e Ballkanit dhe një pjesë e mirë e kontinentit evropian po përballen këtë javë me temperatura mbi 40 gradë Celsius. Agjencia për Menaxhim Emergjent në Kosovë ka bërë të ditur më 14 gusht se i ka regjistruar 61 vatra zjarri, dhe që shumica janë lokalizuar, por që flakët kanë shkaktuar dëme kolosale. Autoritetet në disa shtete kanë thënë se disa zjarre janë nisur edhe qëllimshëm dhe tashmë i kanë arrestuar disa persona që dyshohen për këtë shkelje. Shkencëtarët për klimën kanë thënë disa herë se disa dekada të nxjerrjes së gazrave serrë në atmosferë, kanë ndikuar në rritje të temperaturave globale. Bota është ngrohur për 1.1 gradë Celsius në krahasim me epokën industriale, ndërsa shtetet synojnë që ta mbajë atë nën 1.5 gradë Celsius, për të shmangur katastrofa të mëdha natyrore.

Top News- Çmimi naftës kosto për fermerët/ I kërkojnë Kurtit politika konkrete për sektorin bujqësor
13/04 13:50
Top News – Çmimi i naftës i papërballueshëm/ Qytetarët në Kosovë kërkojnë stabilitet
13/04 13:17
Top Channel/ Zgjedhjet kushtuan mbi 22 mln euro/ Kosovë, zbulohen kostot financiare
13/04 12:21
Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00