Ekipet e kërkim-shpëtimit në Hawaii mund të gjejnë trupat e 10 deri 20 viktimave në ditë, një bilanc i rëndë I raportuar nga guvernatori Josh Green. Numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve shkatërrimtare ka arritur në 96, duke e kthyer katastrofën e fundit në ishull si më të keqen në 100 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas guvernatorit, do të duhen më shumë se 10 ditë për ta mësuar numrin e saktë të viktimave pasi kërkimet vijojnë ende.