Fundjava që lamë pas ishte sfiduese për zjarrfikësit në Shqipëri. Vendi pati 37 vatra zjarri disa prej të cilave patën përmasa të mëdha si zjarri në fabrikën e bojërave në Maminas dhe zjarri në fshatin Darzezë, ku flakët të ndihmuara dhe nga era e fortë u përhapën me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të gjerë me pemë dhe shkurre.