Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet në fshatin Krushovë pranë Voskopojës. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe me pisha ndërsa për shkak të terrenit të vështirë dhe dendësisë së këtij pylli, ka qenë e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve. Tymi i madh nga zjarri ka vënë në vështirësi edhe kapacitetet njerëzore duke e bërë të pamundur ndërhyrjen në terren.