Top Channel/ Zjarre në Portugali e Spanjë, rrezik nga temperaturat e larta, 2000 zjarrfikës në luftë
31/07/2025 12:18

Zjarrfikësit në Portugali kanë arritur të marrin nën kontroll disa nga dhjetëra vatrat e zjarrit që kanë përfshirë vendin, ndërsa shqetësimet rriten për përkeqësimin e kushteve atmosferike që mund të përhapin më tej flakët. Rreth 2 mijë zjarrfikës, të mbështetur nga avionë dhe helikopterë, po luftojnë me shtatë zjarre madhore në veri dhe qendër të vendit. Dhjetëra zjarre të tjera janë në proces shuarjeje, por autoritetet paralajmërojnë se moti mund të sjellë "befasi të këqija". Një nga vatrat më agresive është ajo në Parkun Kombëtar pranë Ponte da Barca, ku kryebashkiaku Augusto Marinho kërkoi përforcime për fshatin Germil, që rrezikon të rrethohet nga flakët. "Po përpiqemi ta mbajmë nën kontroll, por pasditja mund të sjellë surpriza të pakëndshme", tha kreu i mbrojtjes civile, Marco Domingues. Edhe Spanja është përfshirë nga zjarret. Në Caceres, një vatër dogji mbi 2,500 hektarë duke detyruar evakuimin e gjashtë fshatrave dhe mbylljen e rrugëve. Një tjetër zjarr në Avila ka bllokuar fshatin El Arenal. Të dyja vendet kanë dhënë paralajmërime publike për rrezik maksimal, teksa temperaturat pritet të shkojnë deri në 40 gradë Celsius, të shoqëruara me erëra të forta. Instituti i Detit dhe Atmosferës i Portugalisë (IPMA) e ka klasifikuar pjesën më të madhe të vendit në rrezik “maksimal” ose “shumë të lartë” zjarri.

Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53