Top Channel/ Zjarre në Lushnje dhe Vlorë/ Digjet fabrika e drurit, në Durrës flakë te stadiumi
26/08/2024 22:43

Një zjarr i fuqishëm përfshiu mbrëmjen e së hënës një biznes në afërsi të urës mbi lumin Shkumbin, shumë pranë autostradës, në vendin e quajtur Qafa e Sokolit në Lushnje. Biznesi ishte një fabrikë përpunimi lëndësh drusore e specializuar në prodhimin e paletave. Nga zjarri i rënë fabrika është shkrumbuar totalisht. Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit e Lushnjes, Rrogozhinës, Peqinit dhe Divjakës, të cilët kanë izoluar flakët e mëdha dhe nuk i kanë lejuar të përparojnë drejt lagjes së banuar që ndodhet ngjitur me biznesin. Nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale ku pirgjet me dru janë djegur tërësisht dhe për shkak të flakëve gjigante për pak kohë u bllokua edhe qarkullimi. Paraprakisht mendohet për një shkëndijë elektrike për shkak të erërave të forta. Në zonë është ndërprerë energjia elektrike për të mos pasur probleme të mëtejshme. Gjatë mbrëmjes së djeshme, ku një pjesë e Shqipërisë u përball me stuhi të shoqëruara me breshër, u shfaqën edhe disa zjarre. Flakët u përhapën në Pyllin e Sodës në Vlorë dhe rrezikuan 10 banesa aty pranë, ndërsa në Durrës u desh ndërhyrja e zjarrëfikësve për të vënë nën kontroll një zjarr në stadiumin “Niko Dovana”.

Top News- Vrau bashkëmoshatarin në Korçë/ Dërgohet në gjyq autori i mitur, babai dhe xhaxhai i tij,
19/03 18:36
Top Channel/ Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit, nuk raportohet për viktima
19/03 17:58
Top Channel/ Mijëra rrënjë kanabisi në ndërtesën në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës
19/03 17:09
Top Channel/ Urimi për fitër Bajramin, kreu i KMSH Bujar Spahiu mesazh besimtarëve
19/03 15:32
Top Channel/ Pedagogët e Arteve në alarm për titujt, pedagogët paralajmërojnë bojkot
19/03 15:31
Top Channel/ Fermerët e Dimalit në protestë: Çmimi i trangullit nuk mbulon kostot
19/03 15:26
Top Channel/ Rejsi Farma paditet në Korçë për fatura abuzive, e padit edhe Fondi
19/03 15:13
Top News -Nxiti të miturit për vjedhje në shkollë/Kapet 22-vjeçari në Lezhë, në hetim 5 adoleshentët
19/03 13:59
Top News – Siguria kibernetike. Rama: Shqipëria renditet e nënta në botë
19/03 13:57
Top News – Përkeqësohet siguria në punë. Gjysma e aksidenteve fatale nëpër kantiere ndërtimi
19/03 13:39
Top News – ‘Po mbifaturon qytetarët’ / PD: OSHEE fatura dyfish më të larta se konsumi
19/03 13:22
Top Channel/ Protesta e fermerëve: Prodhimet shiten shumë lirë. Nuk na janë dhënë dëmshpërblimet
19/03 12:38
Top Channel/ Fermerët e Sovjanit në vështirësi, s’kanë nisur të mbjellin tokën nga lagështira
19/03 12:31
Top Channel/ Polici i burgut të Drenovës humbi jetën në aksident, dalin pamjet e përplasjes
19/03 12:26
Top Channel/ Thyen dyert dhe morën 16 laptopë dhe videoprojektorë, arrestohen autorët
19/03 12:23
Top Channel/ “Arratisja” që i trembi të gjithë, reagimet pasi 14-vjeçarja u zhduk për një ditë
19/03 12:22
Top News – Pedagogët nuk paguhen sipas titujve. Protestë te Artet, paralajmërohet bojkot
19/03 12:15
Top News – Nga e merr naftën Shqipëria! Hormuzi na prek, por bllokimi i Suezit shkakton probleme
19/03 12:14
Top News – Tritoli ndaj agjentit të krimeve / Autori në ‘arrest shtëpie’: S’kam lidhje me ngjarjen
19/03 12:13
Top Channel/Vijojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim
19/03 11:36
DIGITALB DIGITALB