Autoritetet njoftuan në mbrëmje për situatën e zjarreve në vend duke evidentuar vatrat në shtatë qarqe të Shqipërisë. Në Vlorë në Gadishullin e Karaburunit dhe fshatin Dukat, zjarri vijon akoma. Situata është ende problematike ne disa zona, por Llogaraja nuk rrezikohet dhe as fshati Dukat. Operacionet nga ajri u përqendruan të martën në fshatin Thirrë të Mirditës. Pjesa nga ana e tunelit është e normalizuar. Në Munellë dhe Domgjon të Lezhës është bërë e mundur izolimi në pjesën nga ana e Domgjonit.