Një zjarr masiv shpërtheu mëngjesin e sotëm në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Flakët përfshinë një objekt biznesi ku janë djegur 20 mjete të parkuara. Policia e Kosovës konfirmoi lëndimin e një personi, i cili rezulton të jetë njëri nga bashkëpronarët e një biznesi në zonë, i cili ka pësuar djegie në përpjekje për të shuar zjarrin.