Një sasi e konsiderueshme traversash druri, të përdorura për linjën hekurudhore Fier–Vlorë, është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Zjarri ka shkaktuar shtëllunga të dendura tymi që kanë mbuluar qytetin e Fierit dhe zonat përreth. Për shkak të përmbajtjes së vajit që kanë traversat, djegia e tyre ka prodhuar re të zeza tymi që duken nga larg. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por burime paraprake dyshojnë se mund të bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.