Një zjarr i fortë ka përfshirë në apartament në një pallat shumëkatësh në lagjen ‘Xhevdet Nepravishta’ në afërsi të spitalit të Lushnjes. Zjarri është pikasur nga banorët, të cilët pasi kanë parë tym kanë njoftuar zjarrfikëset. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve Lushnjë ka bërë që jo vetëm të izolohen flakët në banesë në katin e tretë, por edhe të mos përhapen në apartamentet e tjera, raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi.