Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku 72-vjeçari, Theodhor Llulla, i cili jetonte në atë banesë ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat. I moshuari ishte i paralizuar dhe ndodhej në dhomën e tij kur ra zjarri. Në informacionin e policisë thuhet: Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.