Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qendër të qytetit të Fierit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve. Zjarri u përhap me shpejtësi, ndërsa zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun për automjetet e tjera dhe kalimtarët.