Një vatër zjarri është aktive në në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë në Piramida 17 në Kolonjë. Zjarri është në përmasa të mëdha pasi në atë zonë është pyll i përzier me bredha dhe lisa, ndërsa flakët po favorizohen edhe nga era. Deri më tani zjarri është në zonën greke dhe po fiket me helikopterë nga ta ndërkohë forcat e zjarrfikëses shqiptare janë dërguar për të qenë në gatishmëri në rast se flakët do të kalojnë në anën tonë.