Kodër Krasta në Elbasan është përfshirë nga flakët pasditen e së enjtes ndërsa zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës. Fillimisht zjarri është shfaqur në zonën e quajtur “vendi i mirë” ku besimtarët ndezin qirinj, çka mendohet se ka qenë edhe shkaku i flakëve.