Rreth orës 02:10, në qytetin e Peshkopisë, ka rënë zjarr në një apartament në katin nr 4, të një pallati, ku si pasojë zjarri është përhapur edhe në disa apartamente të tjera që ndodheshin në këtë kat. Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët e pallatit, si dhe kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.