Sërish zjarr në fushën e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës. Zjarri ka nis prej mbrëmjes së djeshme i cili është përhapur me shpejtësi i ndihmuar dhe nga era e fortë. Zjarrfikësit por dhe punonjës së bashkisë janë në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre. Shpesh herë fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët të cilat çlirojnë tym toksik duke sjell dhe shqetësime për banorët e Vlorës por dhe për turistët.