Një vatër zjarri në zonë që të çon drejt fshatit të Kaninës në Vlorë, ka rrezikuar disa banesa, ndërsa zjarri vazhdon të jetë aktiv. Vetëm një mjet i zjarrfikëses ndodhet në vendin ku është shënuar vatra e zjarrit ndërsa zona ka ullinj shekullore dhe pemëtari. Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme. Rrezikohet një banesë, pasi në këto momente ndodhet vetëm një mjet i zjarrfikëses me 4 efektivë.