Një lokal është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në bregdetin e Darëzezës së Fierit. Pavarësisht ndërhyrjes së dy mjeteve zjarrfikëse, zjarri nuk është shuar dot për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme, me të cilat ishte ndërtuar lokali.