Zjarri në pyllin pranë uzinës së Poliçanit ka marrë përmasa të mëdha pranë zonës C në të cilën ndodhen magazinat me lëndë plasëse. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset, ushtria si dhe për ndihmë një helikopter i Bazës Kuçovës.. Kryetari i Bashkisë Adriatik Zotka ndodhet në vendngjarje. Ai ka bërë thirrje për ndihmë pasi shpërthimi i magazinave do shkaktonte rrezikshmëri për lagjen Kalluç..e cila është 200m larg.