Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane në Elbasan. Zjarri është shfaqur gjatë natës dhe vijon ende. Shtëllunga gjigande e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur në të gjithë lagjen periferike të qytetit të Elbasanit duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve në zonën përreth e cila është një zonë mjaft e populluar.