Top Channel/ Zjarr i fuqishëm në Hoshtimë të Vlorës, era e fortë iu vështirëson punën zjarrfikësve
29/06/2025 18:02
Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Hoshtimë të bashkisë së Vlorës pasditen e sotme.
Zjarri po i afrohet varrezave të fshatit. Dy mjete të zjarrfikësve po shkojnë për të shuar zjarrin.
Situata rëndohet kur era ndihmon në përparimin e flakëve.