Prej 24 orësh një zjarr i fuqishëm ka përfshirë shkurret dhe pyjet në afërsi me pikën kufitare të Gerçarit. Flakët e zjarrit favorizohen nga era dhe temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin tonë, ndërkohë që situata vazhdon të përkeqësohet. Komandanti i Repartit të Zjarrfikësve në Koplik, Besnik Hasa u shpreh se janë dërguar në Vermosh një zjarrfikësve dhe 5 efektivë të repartit. Por, situata sa vjen e bëhet akoma më tepër alarmante!