Me mijëra holandezë e kremtuan Vitin e Ri me zhytjen tradicionale në ujrat e ngrirë të Detit të Veriut në Scheveningen, pranë Hagës. Me rrobebanjo e kapucë në kokë, ata u sulën drejt ujit, teksa rojet e plazhit qëndronin në gadishmëri për të ndihmuar këdo që mund të kishte nevojë.