Sportet ujore janë për guximtarët dhe të apasionuarit pas zhytjeve në ujërat e detit Jon. Një zhytje është alternativa që thyen rutinën e qëndrimit në shezlong dhe përveç adrenalinës ofron një tjetër dimension të përjetimit të detit. Këto ditë vjeshte janë mundësia e fundit për ata që duan ta provojnë detin ndryshe dhe ata që shmangën plazhin në kulmin e fluksit turistik.