Forcimi i monedhës vendase lekut nuk ka sjellë pasoja pozitive për eksportuesit të cilët i shesin mallrat e tyre me monedhën evropiane. Jo vetëm fasonët kanë nisur të kenë problemet e para, por edhe eksportuesit e bimëve mjekësore kanë filluar ta ndjnë zhvlerësimin e euros, por edhe të dollarit, monedha këto me të cilat shesin prodhimet e tyre jashtë Shqipërisë.