Eksportuesit kanë hapur sërish debatin se rënia e euros në vend po ndikohet nga paraja informale. Fenomeni nuk mohohet në raportet zyrtare për Shqipërinë. FMN në një studim të saj në 2019-ën i qëndron vlerësimit se Shqipëria dhe vendet e rajonit gati 1/3 e ekonomisë kanë informale. Në renditje, Shqipëria është e fundit, ndërsa Kosova e para. Por, pavarësisht këtij fakti, asnjë vend në rajon nuk ka pasur një mbiçmim të fortë të monedhës kombëtare, ashtu si Shqipëria.