Kryediplomati turk kritikoi të mërkurën propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të marrin Rripin e Gazës dhe të zhvendosin palestinezët në vende të tjera. “Kjo është një çështje e papranueshme. Zhvendosja e palestinezëve nga Gaza ishte diçka që as ne dhe as rajoni nuk mund ta pranojmë. Është e gabuar edhe ta sjellësh atë për diskutim”, shprehet Fidan.