Zhdukja e një 28-vjeçari nga Erseka ka alarmuar familjarët dhe policinë pasi prej nëntëmbëdhjetë ditësh nuk po arrijnë dot të bien në gjurmët e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje të bashkisë Kolonjë, ndërsa familjarët e tij kanë treguar se 28-vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor.