Ish-zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima, prej pasdites së kësaj të mërkure ka humbur kontaktet me familjen. Denoncimi është bërë nga nëna e tij, e cila është paraqitur në komisariatin nr.1 në Tiranë, pasi i biri 34-vjeçar i kishte dërguar një mesazh dhe më pas nuk është përgjigjur më.