Top Channel/ Zhduket i moshuari në Malësi të Madhe, familjarët vendosin 50 mijë euro shpërblim
02/07/2025 19:36

Prej 21 ditësh, shtetasi Lekë Ndreshaj, 78 vjeç, është zhdukur në rrethana misterioze në fshatin Bzhetë të Malësisë së Madhe. I moshuari kishte shkuar për të marrë pjesë në një ceremoni mortore aty, është ndjerë keq, dhe që nga ai moment nuk ka më asnjë gjurmë të tij. I biri ka vënë në dispozicion shumën prej 50 mijë eurosh për këdo që e gjen babanë e tij. Ndërkohë, pas kërkimeve gjatë gjithë këtyre ditëve pa rezultat, familja i ka dërguar një kërkesë zyrtare kryeministrit Rama për ndihmë. Njoftimi i plotë i familjarëve: Tiranë, 30 Qershor 2025, Drejtuar: Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë Lënda: Kërkesë urgjente për ndihmë shtetërore dhe mobilizim për gjetjen e qytetarit Lekë Ndreshaj I nderuar Z. Kryeministër, Unë, Gëzim Lekë Ndreshaj, banues në Bruksel dhe biri i z. Lekë Ndreshaj, i drejtohem me këtë thirrje publike dhe urgjente për ndihmën tuaj në gjetjen e babait tim, i cili është zhdukur që prej datës 9 qershor 2025 në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, gjatë pjesëmarrjes në një ceremoni mortore të dajës tim. Që nga ajo ditë nuk kemi asnjë informacion për vendndodhjen apo gjendjen e tij. Kërkimet tona familjare dhe komunitare nuk kanë sjellë rezultat, ndërkohë që terreni i thepisur dhe mungesa e mjeteve teknike e bën të pamundur vazhdimin efektiv të kërkimeve pa ndihmën e shtetit. Ju lutem me përulësi të mobilizoni: Forcat e Ushtrisë së Shqipërisë, Strukturat e Policisë së Shtetit, Administratën e Bashkisë së Malësisë së Madhe dhe njësive vendore, Helikopterë dhe dronë të pajisur me kamera termike dhe teknologji të specializuar për kërkim-nxjerrje Çdo orë që kalon është jetike. Familja jonë jeton në ankth dhe ka nevojë për ndërhyrjen tuaj të menjëhershme si kryetar i qeverisë dhe si përfaqësues i një shteti që nuk braktis qytetarët e vet në momente të tilla. Për çdo informacion apo bashkëpunim, ju lutem na kontaktoni në: Email: [email protected], Telefon: +32 456 19 27 20 Me shpresë, dhimbje dhe respekt të thellë, Gëzim Lekë Ndreshaj, Bruksel, Belgjikë

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04