Presidentja e KE, Ursula von der Leyen vizitat në 6 vendet e rajonit i nisi nga Shqipëria ku u prit nga kryeministri Edi Rama. Në Fushë Krujë u ndal në shkollën dhe kopshtin e rindërtuar Korb Muca, një prej shumë objekteve arsimore të përfunduara falë fondeve të BE-s. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Von der Leyen u tregua optimiste se kur do ti ndizet Shqipërisë drita jeshile për zhvillimin e mbledhjes së parë ndërqeveritare me BE.