Top Channel/ Zgjerohet harta. Izraeli luftë të ashpër me Hamas dhe Hezbollah
04/11/2023 22:38

Luftime të ashpra janë zhvilluar në Gazën veriore mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit teksa lufta hyri në javën e saj të pestë. Por Izraeli nuk është ndalur me kaq, Ushtria ka njoftuar se ka zhvilluar gjithashtu operacione në jug të vendit si dhe përgjatë kufirin me Libanin. Ndërhyrjet në Liban sipas ushtrisë izraelite erdhën pasi grupi militant Hezbollah ka kryer sulme në caqet ushtarake izraelite. Përshkallëzimi është raportuar një ditë pasi lideri i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, ka thënë se grupi i tij i fuqishëm tashmë është përfshirë në luftimet e pashembullta përgjatë kufirit Liban-Izrael. Hezbollah ka thënë përmes një deklarate se luftëtarët e tij kanë sulmuar të paktën gjashtë pika izraelite në kufi, duke thënë se janë përdorur “raketa dhe armë të mjaftueshme”. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, në anën tjetër, ka thënë se aeroplanët luftarakë izraelitë, tanket dhe artileria kanë gjuajtur drejt burimeve të sulmit në anën e Libanit dhe i kanë shënjestruar depot e armëve dhe infrastrukturën e Hezbollahut. Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi se aeroplanmbajtësja e tyre e dytë, ka mbërritur në Lindjen e Mesme. Izraeli akuzoi sakaq militantët e Hamasit se kanë goditur me mortaja rrugëkalimin e lënë hapur prej tyre për korridor për civilët palestinezë. Organizatat ndërkombëtare thonë se mes viktimave të sulmi izraelit para hyrjes së spitalit në Gaza dhe në një shkollë të OKB-së kishte edhe fëmijë, ndërkohë që numri total i viktimave po shkon në 10 mijë.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02