Shefja e misionit të ODIHR, Audrey Glover ka nisur turin e takimeve me faktorët politik pjesëmarrës në zgjedhjet e 14 majit. Agjenda e saj nisi me opozitën, duke u ndalur fillimisht në selinë e Partisë së Lirisë për tu takuar me Ilir Metën dhe përfaqësues të këtij subjekti politik.