Kur kanë mbetur më pak se tre javë nga zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, gara mes kandidates demokrate Kamala Harris e republikanit Donald Trump vazhdon të mbetet tejet e ngushtë. Fat ii këtyre zgjedhjeve pritet të vuloset në 7 shtetet e lëkundura, mes të cilave edhe Michigani. Pikërisht këtu ndodhet komuniteti i dytë më i madh i shqiptaro-amerikanëve në SHBA, pas Nju Jorkut.