Top Channel/Zgjedhjet serbe në Kosovë, Kurti: Duhet marrëveshje mes dy vendeve!
22/03/2022 12:25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Sipas një deklarate të qeverisë, Kurti i ka bërë këto pohime gjatë një takimi virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës. Ai u tha ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë se “ne nuk dëshirojmë që t’ua pamundësojmë të drejtën e votës qytetarëve të Republikës sonë që kanë dyshtetësi, por në të njëjtën kohë nuk mund të veprojmë në kundërshtim me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit”. Ai është thënë të jetë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e vendeve të Kuintit në Kosovë, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Franca. Presidenti serb, Aleksandar Vuçic deklaroi në një aktivitet parazgjedhor, se “Qeveria e Kurtit kërkon nga Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të lejohen zgjedhjet”, të cilat mbahen më 3 prill. Autoritetet serbe kanë paralajmëruar mbajtjen e një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të vendosur “rreth hapave të ardhshëm”. Udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic pretendon se autoritetet e Kosovës duan t'i pengojnë serbët e Kosovës që të votojnë në 3 prill. Pjesëtarët e opozitës në Kuvendin e Kosovës i kanë bërë thirrje Qeverisë që të ketë kujdes në ruajtjen e sovranitetit të vendit në çfarëdo vendimi që mund të marrë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51
Top Channel/ Kosova, gati të shkruajë historinë! “Dardanët” me formacion sulmues
31/03 20:08
Top Channel/ Radhë kilometrike në Morinë, qindra tifozë nga Shqipëria në mbështetje të Dardanëve
31/03 17:19
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top News- 27 vjetori i masakrës me 106 viktima/ Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi
31/03 15:08
Top News- Ekspozita për masakrat në Kosovë/ Të dhënat e pasakta, Prokuroria Speciale nis hetim
31/03 14:59
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë/ Ndeshja do të transmetohet nga Top Channel
31/03 12:48
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës/ Një hap pranë Botërorit, bota do e njohë si finaliste
31/03 12:46
Top News- Deklarimi i pasurisë për zyrtarët publikë/ Në ‘filtër’ dhe mjekët, masa ndaj vonesave ose…
31/03 11:13
Top Channel/ Kosovë, Kushtetuesja rrëzon Osmanin dhe Haxhiun
30/03 22:57
Top Channel/ Protestë për ekspozitën e luftës, veteranët e UÇK përplasen edhe me policinë
30/03 20:21
Top News- ‘S’jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh’/ Kosova kërkon dorëzimin e Radoiçiç
30/03 19:20
Top News- Shembja e rrugës në Prishtinë/ Nis hetimi ndaj zytarëve përgjegjës për keqpërdorim detyre
30/03 15:39
Top News- Kurti takime me opozitën për presidentin/ LVV paralajmëron tërheqjen e dy kandidaturave
30/03 14:37
Top News- Pagë e 13-të për sektorin publik/ Qeveria miraton vendimin, përfitojnë dhe nënat lehona
30/03 13:14
Top News- Kurti zbardh takimin me Macronin: Diskutuam për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse
30/03 13:04
Top News – ‘Besoni te vetja, siç besojmë te ju’. Kryeministri Kurti viziton përfaqësuesen e Kosovës
30/03 12:52