I ndodhur nën arrest shtëpie, e vetmja dritare komunikimi e Sali Berishës është ajo e ballkonit të tij. Në ditën e tretë të zgjedhjeve europiane, lideri i Rithemelimit bëri thirrje që të votohet për kandidatët e djathtë mes tyre edhe Fredi Beleri, i cili edhe pse i dënuar me dy vite burg për korrupsion zgjedhor në Shqipëri garon si kandidat i partisë së Kyriakos Mitsotakis “Demokracia e Re”, në zgjedhjet për institucionet e reja te BE.