Deri në orën 11:00 në Himarë kanë votuar 17.36%, 4063 nga 16532 qytetarë në listën e QV të raportuara për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. Për postin e kreut të bashkisë Himarë garojnë Vangjel Tavo, kandidat i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria kandidat i opozitës.