Çdo katër vite edhe në universitete ka zgjedhje. Ministria e Arsimit ka përcaktuar 21 qershorin si datën kur do të zhvillohet gara për autoritetet e reja drejtuese në të gjithë institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Ndërkohë 1 muaj para kësaj date do të kenë kohë kandidatët për të shpalosur platformat e tyre pse duhet të zgjidhen në krye të institucioneve.