Top Channel/ Zgjedhjet në RMV, hallet e shqiptarëve dalin para çështjeve kombëtare!
19/10/2025 11:34

Në nivel kombëtar, si VLEN ashtu edhe BDI i kanë cilësuar votimet e së dielës si një referendum simbolik se kush duhet të përfaqësojë shqiptarët në një vend ku ata përbëjnë rreth një të katërtën e 1.8 milionë banorëve. BDI, të cilëtn zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar e cuan në bankat e opozitës pasi kaloi më shumë se dy dekadat e fundit në qeverisje, po lufton për të rimarrë pozicionin e humbur. VLEN, ndërkohë, shpreson të çimentojë pozicionin e ri drejtues, pasi zëvendësoi BDI-në në qeveri vitin e kaluar. Në debatet për kryetar bashkie, megjithatë, fokusi ishte kryesisht lokal. Në komunën e vogël të Sarajit, afër kryeqytetit, Shkup, Blerant Ramadani, kandidati për kryetar komune nga Aleanca Kombëtare për Integrim e udhëhequr nga BDI, tha se programi i tij do të fokusohet në zhvillimin e ekonomisë lokale me qëllim të rritjes së vendeve të punës për të rinjtë, si dhe në investimet në infrastrukturën arsimore. “Saraj është vendi i disa prej bizneseve më të suksesshme në nivel kombëtar”, tha Ramadani. Muhamet Elmazi, rivali i tij nga VLEN, theksoi furnizimin me ujë si një nga çështjet më urgjente për banorët e zonës. “Ne jemi burim i ujit të pijshëm që furnizon Shkupin, ndërsa zonat tona kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm”, tha Elmazi. Në Gostivar, kryetari aktual Valbon Limani premtoi se do të trajtojë ujërat e zeza që derdhen në lumin Vardar përmes një projekti të filtrimit të ujit. Në komunën e Çairit të Shkupit të dominuar nga shqiptarët, një nga liderët e VLEN-it, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, do të përballet me nënkryetarin e BDI-së, ish-ministrin e Jashtëm Bujar Osmani. Të dy janë rivalë të vjetër dhe, para se Mexhiti të largohej nga BDI, të dy shiheshin si pasardhës të mundshëm të liderit të vjetër të BDI-së, Ali Ahmeti. As Mexhiti dhe as Osmani nuk kanë pranuar të përballen në një debat.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07