Edhe në qytetin e Elbasanit ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Janë 3400 anëtarë me të drejtë vote që votojnë për kryetarin e kësaj force politike. Procesi ka nisur që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të mbyllet në orën 19:00.