Zv/kryeministri dhe një nga liderët e koalicionit shqiptar VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar pas rezultateve të para të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Në një deklaratë për media, Mexhiti e cilësoi këtë si një fitore të shqiptarëve që votuan për ndryshim dhe dinjitet politik.