45 mijë e 946 votues do të shprehin vullnetin e tyre të dielën në Kukës për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë pas dorëheqjes së Safet Gjicit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi njoftoi se nga 74 qendra votimi, vetëm nëntë janë plotësuar me të 7 anëtarët. Kjo pasi Partia Demokratike ende nuk I ka bërë propozimet shtesë pas skualifikimit për mungesë dokumentacioni të një pjesë të komisionerëve të saj.