Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, votoi pak pas mesditës në Prishtinë dhe mesazhi kryesor që përcolli ishte për zgjedhje të qeta, të rregullta e demokratike. Kryetarja e shtetit i mëshoi gjithashtu nevojës për pjesëmarrje sa më të madhe në votime, teksa shtoi se shpreson që rezultatet të mundësojnë formimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës.