Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit zgjedhor në Kosovë dhe u shpreh i kënaqur që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor pati pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve. “Për ato komuna ku kryetarët janë zgjedhur në raundin e parë, ne bëjmë thirrje për një certifikim të shpejtë dhe zbatim të rezultateve të zgjedhjeve përmes një tranzicioni të rregullt të pushtetit lokal”, i tha Radios Europa e Lirë zëdhënësja e bllokut, Anitta Hipper.