Shtatë Prokurorë kërkuan votat e kolegëve pasi 3 anëtarëve të KLP-së, Bujar Sheshi, Esmeralda Keshi dhe Eloida Goxhit, u mbaroi mandati dhe tani kthehen si prokurorë. Ndërsa, prokurorët që konkurrojnë përballë njëri-tjetrin nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për një vend janë: Afërdita Ndoi dhe Moisi Duda, që të dy prokurorë të Apelit, por vetëm njëri prej tyre do të zgjidhet.