Ditën e sotme në Tuz të Malit të Zi, komunë me shumicë shqiptare, mbahen zgjedhjet vendore ku garojnë katër koalicione dhe tre forca politike të pavarura. Këto janë zgjedhjet e dyta, pasi komuna fitoi pavarësinënga Podgorica, katër vite më parë. Nik Gjeloshaj, kerkon të marrë një mandat të dytë me koalicionin “Forumi Shqiptar, Bashkim e Zhvillim”.