Rezultati i zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë dhe Durrës u vulos këtë fundjavë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. “Miratojmë rezultatin e votimit për kryetar të Bashkisë Tiranë dhe tabelat përmbledhëse nga kandidati fitues për kryetar të Bashkisë Tiranë zoti Erion Veliaj 158 mijë e 856, për zotin Belind Këlliçi, kandidati i mbështetur nga kolaicioni “Bashkë Fitojmë” 100 mijë e 425, zoti Roland Bejko, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës 12 mijë e 398 vota”, u shpreh Celibashi.