Mesnatën mes 11 dhe 12 dhjetorit ka përfunduar afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet 9 shkurtit të vitit 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 28 subjekte politike me 1280 kandidatë kanë aplikuar për certifikim për zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Për të certifikuar kandidatët KQZ do të kërkojë verifikim nga institucionet përkatëse.