Mbrëmjen e së hënës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim pune, kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, që ishte i vetmi që iu përgjigj pozitivisht ftesës së kreut të qeverisë për diskutim. Në këtë takim u bisedua për situatën aktuale politike në vend, e si temë kryesore ishin zgjedhjet e parakohshme që i kërkon opozita. Sipas kryetarit të PDK-së, brenda muajit maj pritet që të vendoset për një gjë të tillë.